Deputetët dhe ministrat janë dukur të veshur me pallto dhe xhaketa firmato gjatë seancës së sotme parlamentare.
Nuk mungojnë shallët e mëndafshit dhe dorezat e lëkurës, meqë dimri trokiti sëriozisht në vendin tonë.
Më guximtarët janë shfaqur vetëm me kostum apo xhaketë.
Spikat një shtrëngim duarsh mes luftarëkëve të PS dhe PD, Jozefina Topalli dhe Erjon Braçe.
Ish-kryetarja e Parlamentit ishte e veshur e tëra me të zeza dhe kishte një pamje të ngrysur, pas takimit me grupin parlamentar të PD, që ishte zhvilluar pak më parë.
Më i përmalluari dukej ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, që i mbërtheu me përqafime e puthje Gramoz Ruçin dhe Sadri Abazin.

Deputeti i PS, Sadri Abazi dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj,