Eduart Ndocaj u kthye në një fenomen të rrjeteve sociale dhe mediatike, pasi u paraqit me kapele Kauboji në Parlamentin shqiptar, pak para se të bënte betimin e tij si deputet, disa muaj më parë.
Të gjithë shkruan dhe u morën me kapelen e deputetit të qarkut të Lezhës, aq sa për një moment ajo u nxorr në akand për një qëllim të mirë, për t’i ardhur në ndihmë vogëlushit Kristi Maze me fonde ekonmike, për kurimin e tij në Itali.
Kapelja nuk u shit, sepse me sa duket ajo është e përzgjedhur nga fati që të qëndrojë mbi kryet e Ndocajt.
Por tashmë Ndocaj nuk është më i vetëm në Parlament.
Në fakt një tjetër “kauboj” është shfaqur sot me kapele.
Ai është deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili ndoshta për arsye të mungesës së flokëve ka dashur të ngrohet me kapele.
Edhe pse kapelja e Strazimirit është më tepër e stilit Sherlock Holmes, ajo gjithsesi është e mjaftueshme për ta bërë Ndocajn me një “rival” kauboj.