Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PS zgjedh emrat për komisionin e reformës zgjedhore

$
0
0

psBashkim Fino, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja janë tre deputetët që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Një deputet do të vijë rradhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndonëse ende nuk është përcaktuar kush.

Edhe PDIU e Shpëtim Idrizit i ka kërkuar aleatëve të PS-së që të kenë në komision një prej deputetëve të saj. Nga ana tjetër e spektrit politik, demokratët do të përfaqësohen me Oerd Bylykbashin, Gent Strazimirin, Arben Ristanin dhe Eduart Halimin.

Anëtari i pestë i opozitës do t’i lihet Partisë Republikane. Emrat pritet të plotësohen në seancën plenare të së enjtes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143