Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Berisha: Isis-in në Lazarat e shpikën Tahiri dhe Rama

$
0
0

berisha1Sali Berisha ka reaguar sot për një shkrim të gazetës britanike Daily Mirror, sipas të cilës Isis kontrollon trafikun e drogës në Lazarat.

“Daily Mirror per Lazaratin ka perseritur thjesht shpifjet e ulta te Saje qorrit dhe qeverise Rama-Kokedhima!”, – reagou Berisha në Fb.

Sipas ish-kryeministrit “Daily Mirror nder te tjera, ne nje shkrim te gjate per Shqiperine shkruan se ne Lazarat sterviten dhe rekrutohen xhihadiste per ISIS. Ata qe perhapen kete shpifje te ulet per Lazaratin jane pikerisht Saje qorri dhe qeveria e Edvin Shullazit kur dy vjet me pare, per te justifikuar dhunen dhe terrorin ndaj banoreve te fshatit gjate operacionit antikanabis, shpifnin dhe trillonin cdo gje per kete fshat”.

Berisha shtoi se “Ne shpifjet me te ulta te Saje qorrit dhe propagandes zyrtare ishin akuzat se ne kodrat e Lazaratit sipas tyre sterviten terroriste islamike. Tani qe te tjeret perdorin kunder fshatit akuzat fallco te qeverise kanabiste, Saje qorri shkruan letra redaksive dhe derdh lot krokodili!”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143