Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Të gjithë e dinë se është Arben Ndoka”

$
0
0

arben ndokaËshtë një fjali që vazhdon të qëndrojë në ballë të çdo raporti të Departamentit të Shtetit për trafikun e qenieve njerëzore: Shteti nuk garanton as standardet minimale në luftën kundër trafikut.

Edhe pse ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e quan këtë raportin më të mirë në 25 vite, sërish Shqipëria ishte lajm për një gjë tjetër.

Siç raporton e përditshmja serbe Kurir dhe disa media të tjera të rajonit, e veçanta në këtë raport është se për Shqipërinë thuhet se një deputet, i quajtur Arben Ndoka, është dënuar për krime që lidhen me trafiqet.

Por ndërsa opozita dhe media shqiptare e përmendin emrin e Ndokës, qeveria nuk guxon të flasë për këtë gjë.

“Të gjithe e dinë, përveç qeverisë, se deputeti i dënuar për trafik prostitucioni në Itali është Arben Ndoka. Rama, të nesërmen, sikur të mos dinte shqip, u deklaroi shqiptarëve nëpërmjet zëdhënëses së tij se raporti i DASH lavdëron qeverinë. Përveç kësaj, ambasadori i SHBA, Donald Lu, në reagim ndaj pranisë në Parlamentin e një vendi mik aleat në NATO të një trafikanti qeniesh njerëzore, reagoi dje me një deklaratë të veçante, në të cilën ndër të tjera thuhet se “ambasada vlerëson si të turpshme që në Parlamentin shqiptar ka anëtar me dënime për trafikimin e njerëzve”.

Pavarësisht nga këto, pa u skuqur dhe pa u zbehur, krenar Rama me atë përjashta, sikur të mos dijë shqip asnjë fjalë, në reagimin e tij ndaj raportit të DASH u deklaroi shqiptarëve nëpërmjet zëdhënëses së tij krenare se “raporti i DASH lavdëron qeverinë”. Vetëm një kryeministër dhe një qeveri që, siç thotë fjala popullore han turpin me bukë apo që ka mburrje turpin dhe krimin e ka ortak, mund të bënte një reagim të tillë të pacipë,” shkruan në FB ish- kryeministri Sali Berisha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143