Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Braçe sulmon Bashën, Salianji e quan “kone”

$
0
0

1452343807salianjiiiErjon Braçe ka sulmuar sot kryetarin e Partisë Demokratike duke përdorur një fjalor banal në profilin e tij në Facebook.

“A MUND TA NXJERRE “CEKAPI” LYLZIM BASHEN SHTATZENE? PER KETE E SULMON? NUK ESHTE ME DETYRIM O LYL, MOS U TREMB!!” – e niste komentin e tij Braçe.

Deputeti socialist vijonte më tëj duke shkruar se “Lylzim Basha ka kohe qe “brifon” shqiptaret per; Kontrollin parandalues mjekesor!! Heren e pare, pyeste te rinj nen moshen 30 vjec-A e keni bere “cekapin”?! Ne fakt, kontrolli kryehet ne grupmoshen 40-65 vjec!! Heren e dyte, pohoi me seriozitetin qe e karakterizon se “cekapi” e nxorri nje grua se vuante nga prostata! Ne fakt, kontrolli nuk kryen asnje analize per kete edhe tek burrat!! Nje gje nuk e thote: QE GRUPI I ANALIZAVE SI PJESE E KONTROLLIT MJEKESOR PARANDALUES, KRYHET PER CDO QYTETAR FALAS; ZERO LEKE PER QYTETARIN! NE PRIVAT KUSHTON PER QYTETARIN 80 MIJE LEKE!! Une nuk di cpo kerkon Lylzim Basha!! Por nese do perdorim logjiken e tij, jam i binsur se: “CEKAPI” E NXJERR LYLZIM BASHEN SHTATZENE!!”.

Ndaj këtyre komenteve ka reaguar ashpër nga faqja e tij në Facebook Ervin Salianji, siaps të cilit “Rames dhe Beqes nuk i ka mbetur asnje argument per te justifikuar vjedhjen e mbi 360 milion eurove dhe degradimin e spitaleve ne gjendje ku qytetaret trajtohen si kafshe”.

Ish-garuesi për kryetar të FRPD vijonte më tej duke theksuar se “meqe i kujtojne kafshe qytetaret iu kane nxjerre nje “kone” si Braçe qe tallet me ta”.

Salianji e mbyllte komentin me një thirrje: “Mos u kapardis si kone por si marksist qe je justifiko qendrimin prej frikacaku perballe qytetareve. Milionat e eurove qe vjedh per dite. Sa per shtatzanine ta tha Solis te Çani, shiko se ke Beqajn me barre me korrupsionin e gjysmen e drejtuesve politik me krimin.Por qente politik si shefi jot vetem kone si ty mund te pjellin politikisht”.

Brace


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143