Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Fotot: Rivali i Veliajt, ja si do ta bëjë Mziu “Bulevardin Blu”

$
0
0

MziuXhelal Mziu është “Erion Veliaj i PD-së”. Duke qenë se Kamza ndodhet në dyert e Tiranës, duket se kryebashkiaku i qytezës është vënë në sedër nga arrnimet e rrugicave dhe ndreqjet e poçave të shtyllave elektrike që publikon çdo ditë në rrjetet sociale rivali i tij politik në kryeqytet.

Për këtë qëllim Mziu ka paraqitur projektin e pedonales përgjatë “Bulevardit Blu”, që sipas tij është një prej projekteve kryesore në infrastrukturën e qytetit, projekt me të cilin Mziu i përgjigjet me sa duket projektit të Velisë për ta kthyer në pedonale Sheshin Nënë Tereza.

“Bashkia Kamëz, me fondet e saj të parashikuara në buxhetin e vitit 2016, do të realizojë një prej projekteve kryesore në infrastrukturën e qytetit. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pedonaleje përgjatë “Bulevardit Blu”. Kjo pedonale, me gjatësi 544 ml dhe me gjerësi b=7 ml, do të shtrihet nga qendra e qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Londra”.

Me realizimin e këtij investimi, do të krijohet një rikualifikim urban në shërbim të qytetit, që do të ketë një sipërfaqe 4936 metra katrorë në shëtitore për mbarë qytetarët e Kamzës” – shkruante Mziu në Facebook.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143