Emërimi i Arben Ahmetajt në krye të Ministrisë së Financave shënon kulmin e karshillëkut që Edi Rama po i bën procesit të dekriminalizimit.
Kështu ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar. Basha paralajmëroi përballje në Kuvend për të mos lejuar këtë emërim.
“Karshillëku ndaj mesazheve të Sekretarit Kerri shënoi kulmin me emërimin e Ministrit të ri të Financave, Ahmetaj, me rekordet më korruptive që ka ky ministër.
Ahmetaj i denoncuar publikisht nga opozita për korrupsionin me Landfilin e Elbasanin, ku vidhen 10 mijë euro në ditë nga taksapaguesit apo për aferën e Skavicës është dëshmia se cili është standarti i artë i Edi Ramës.Shkarkimi poshtërues i Shkëlqim Canit dhe emërimi i Ahmetajt është bërë sepse ai nuk pranoi t’i hapë rrugë konçensionit të TVSH-së, korrupsionit dhe ky emërim është një sulm, një ofensivë e re më e babëtizuara që Rama ka bërë; është reduktimi brutal i qeverisjes në një synim të vetëm: Të bëjnë pare!”,- ka thënë Basha.
Sipas kreut të opozitës, kryeministri Rama, “do të do të hyjë në rekordet e errëta të historisë me këtë emërim”.