Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Basha: Rama i quan shqiptarët budallenj dhe dele. Ka çrregullime

$
0
0

basha_5_0Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideroi të papranueshme deklaratën e Kryeministrit Rama se, “kush nuk voton për PS-në është budalla dhe dele”.

Kreu i PD-së, reagoi mbrëmjen e sotme ndaj deklaratës së Edi Ramës në Pogradec, i cili u shpreh se, “vetëm delet dhe budallenjtë nuk kanë për ta votuar PS në zgjedhjet e ardhshme”.

Ja çfarë shkruan kryetari i PD-së, Lulzim Basha:

“Simptoma të rënda ç’rregullimi vijnë nga sallat e mbushura me forcë me duatrokitës që merren me autobusë dhe kërcënohen me vendin e punës.

Përbuzës i njohur i qytetareve të vet, sot i ç’ekuilibruari tha se ai që nuk e voton më është ose dele ose budalla.

Po cili është ai shqiptar që ka sot një arsye të vetme për të votuar Edi Ramen, pos rrethit të ngushtë të hajduteve të tij.

Bën mirë të esëllohesh e të kuptosh se qytetaret mezi po presin ditën e votës të lajnë duart me ty. As si çoban në Surrel nuk ke për të gjetur dele”.​

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143