Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Statuti i PS, Hyseni: Do të mblidhemi për kërkesën e grupit ‘Blushi’

$
0
0

rama-blushiPas letrës së një grupi të deputetëve e figurave të Partisë Socialiste, për respektimin e statutit të partisë, kryetari i Komisionit për Garancitë Statutore pranë PS-së, ka thënë se ata do të mblidhet brenda 30 ditëve.

Kështu thotë në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, kryetari i këtij komisioni, Alket Hyseni.

Ky i fundit sqaron se, komisioni përbëhet nga 9 anëtarë, dy prej të cilëve janë jashtë shtetit për arsye shëndetësore, ndërsa të tjerët janë përfaqësues të disa qarqeve të vendit.

Hysi sqaron se për të për të shqyrtuar kërkesën e dërguar nga disa figura të PS, duhet parë nëse kërkesa ka të bëjë apo jo me vendime që i takojnë Kongresit apo Asamblesë Kombëtare.

I pyetur se si e komenton deklaratën e Ben Blushit që ky Komision nuk ka mandat pasi i skaduar për shkak të moszgjidhjeve, Alket Hyseni dha këtë përgjigje: “Z.Blushi duhet të konsultohet më mirë me statutin.

Besoj që z.Blushi është kontradiktor për sa kohë i është drejtuar Komisionit të garancive Statutore, që do të thotë që ai e njeh komisionin si organ legjitim. Nuk do të kishte sens nëse do t’i dërgohej me kërkesë dhe me shkresë një organi që nuk është legjitim”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143