Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Bashkia pranë falimentimit, ka para vetëm për rroga”

$
0
0

erion veliajKryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka thënë sot se Bashkia e Tiranës është në prag falimentimi dhe ka para vetëm për të paguar rrogat e punonjësve.

Deklaratën ai e ka bërë gjatë inspektimeve për riparimin e Monumentit të Pavarësisë.

“Mungojnë 700 ton bronx të vjedhura. Bashkia në prag falimenti, ka para vetëm për të paguar rrogat, nuk ka para të paguaj  për zëvendësimin e veprave të dëmtuara.”- u shpreh Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj u tregua i ashpër për gjendjen ku ndodhen sot veprat e artit dhe monumentet e ngritura në kryeqytet duke  paralajmëruar masa të rrepta deri në dënim me burg për këdo që i cënon ato dhe çdo pronë tjetër të Bashkisë së Tiranës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143