Erion Veliaj e ka nisur me vrull punën e tij në Bashkinë e Tiranës duke nisur rregullimin e disa prej objekteve që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente.
Pas projektit për riparimin e Kopshtit Zoologjik ai ishte sot pranë Monumentit të Pavarësisë për të inspektuar punimet për riparimin e tij.
Veliaj deklaroi se Bashkia ka katër vet që po pushon dhe ka nevojë për ndërhyrje emergjente.
Këto ndërhyrje emergjente duket se do ta lënë edhe pa pushime atë këtë verë.
“I kemi pezulluar pushimet e Gushtit, e papranueshme që Bashkia të pushojë kur ka pushuar për 4 vite. Do të fillojmë një aksion kundër vandalizmit të qytetit tone”, ka deklaruar Veliaj.