Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, urdhëroi heqjen e 29 certifikatave të përmbaruesve gjyqësor privat dhe bëri çregjistrimin e tyre nga regjistri i përmbaruesve gjyqësorë privat.
Ky urdhër erdhi pas kontrollit që institucioni i ministrisë verifikoi punën 1 vjeçare të tyre si përmbarues gjyqësor privat, ku u konstatua se përmbaruesit për më shumë se 12 muaj nuk kanë ushtruar detyrën pa asnjë shkak të arsyeshëm.
Ministri thotë se vendimi i tij, i heqjes së çertifikatave do të jap efekte në rritjen e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit në të gjithë sistemin e përmbaruesve gjyqësorë private./ABC