Disa prej grave të Partisë Demokratike dhe aktiviste të shoqërisë civile, kanë protestuar sot përpara kryeministrisë kundër Edi Ramës, pas fjalorit të përdour prej tij në Parlament disa ditë më parë.
Albina Deda ishte deputetja e vënë në qendër të vëmendjes që prej të enjtes siç u tha, për shkak të sulmit verbal të kryeministrit. Deputetja Deda nuk u kursye në fjalor kur u prezantua, shkruan TCH.
“Në mënyrë që ta dish mirë që nuk ke të bësh me ato dashnoret kolektive që ke në bordellon tënde socialiste, po me një zonë”, tha Albina Deda, deputete e PD-së.
Por motër ka një tjetër grua folëse.
Motra e këngëtares Gugu, u shpreh e revoltuar ndaj Edi Ramës:
“Unë jam Nertila Marku, një aktiviste e shoqërisë civile e pagëzuar nga Rilindja dhe mediat e Endri Fugës me emrin buçja e SHQUP-it të Lezhës”, tha Nertila Marku.
Kryeministri Rama mohoi të ketë patur për qëllim të fyente deputete gra në Parlament, kur ka folur për vezët dhe për mitrën, por askush nga protestueset nuk e beson. Njëra prej tyre, prej disa muajsh shtatzanë, i bëri një ftesë.
“Zoti Rama unë të ftoj të më shoqërosh në të gjitha konsultat e mia me mjekun tim, që të shohësh se çfarë mrekullie ndodh me organin që ti e quan koshi i plehrave”, tha ajo.
Gratë demokrate synojne t’u japin zemër edhe grave të tjera të bashkohen me to për të protestuar kundër qeverisë për çdo çështje që u cënon jetën e përditshme.