Faqja e tij në Facebook njofton se “sot deputeti Ndocaj pati nje dite mjaft te rendesishme ne Berlin. Ai qe ne mengjes heret u takua me ish senatorin e SHBA dhe kryetarin e Liges Qytetare Amerikane shk. DioGuardi dhe biseduam se bashku per ceshtje te rendesishme qe kane te bejne me proceset e demokracise dhe te drejtat e shqiptareve ne Rajon”.
“Po ashtu u diskutuan edhe ceshtje te tjera konfidenciale qe nuk jane publike per momentin. Vizita e z. Ndocaj i paraprine vizites qe do te bej ne SHBA ne muajin prill me ftesen e DioGuardi dhe lobuesve te rendesishme. Pastaj z. Ndocaj dhe DioGuardi mbajten leksion te hapur me studentet shqiptare qe studiojne ne Gjermani. Studentet pjesmarres ishin nga te gjitha trevat shqiptare dhe vendi i takimit ishte tek Universiteti Teknik i Berlinit”.
DioGuardi theksi se: “Jemi ketu per te zgjuar shqiptaret. Kemi arritur pavaresine e Kosoves, por nuk kemi arritur shume ceshtje te tjera madhore si Kombe”.
Ai tregoi historine e tij dhe rolin qe ka pasur ne lobimin e Pavaresise se Kosoves.
Ndersa Ndocaj tregoi realitetin e zymte qe ka Shqiperia sot dhe tha se: “shpetimi i Shqiperise jane keta djemt e vajza te mrekullueshme qe studiojne ne universitetet me te mira te Botes”.