PS dhe kryetari Edi Rama prezantuan sot “FRESSH VOICE”, një nismë që frymëzohet qartë nga programi i reality show “The Voice of..”.
Rama shkruante se bëhet fjalë për “Nje platforme të re per te zbuluar ne çdo komunitet lideret e gjenerates tjeter. Vajza e djem 16 deri 28 vjeç, nga çdo shkolle, lagje, fshat i Shqiperise, jane qe sot te ftuar te aplikojne ne fresshvoice.al per te provuar nje eksperience fantastike. Nje konkurs talentesh te debatit, komunikimit, aktivizmit qytetar, qe do te dalin perballe nje jurie shume te veçante. Fressh Voice do te promovoje edhe drejtuesit e rinj te rinise eurosocialiste shqiptare si dhe do te nxjerre ne pah forcat e reja aktive per betejat politike e qytetare te Partise Socialiste per Shqiperine e Gjenerates Tjeter”.
Kjo juri, e ngjashme me atë të The Voice of Albania, ka rekrutuar edhe një artist të ri si dhe një botuese në radhët e Ps.
Bëhet fjalë për humoristin Gazmend Paja dhe për botuesen Arlinda Dudaj.
Rama ka kohë që e ka nisur fushatën e tij të “gjuetisë” ndaj artistëve.
Në Shkodër ai afroi aktorin Bruno Shllaku.
Në Tiranë u afrua aktori Genc Fuga.
Tani erdhi edhe Gaz Paja.
Nën ritmin e një shfaqjeje reale, mund të shtrohet pyetja “Who’s next” (kush e ka radhën?).