Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Fotot: Një ditë në lulishten e re në Tiranë, në tarracën e Bashkisë

$
0
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka nisur nga tarraca e institucionit të tij, projektin për gjelbërimin e tarracave të kryeqytetit, fenomen ky, mjaft i përhapur në mjaft qytete të rëndësishme Evropiane.

“A e dini ku është kjo lulishte 400m2? Në tarracën e Bashkia Tiranë, nisëm tarracat e gjelbra. Falemnderit qindra aktivistëve të Eco Bicycle për ndihmën e çmuar me OraTokes – super nxitje për një qytet të pastër!”, – shkruante Veliaj.

Nuk dihet nëse lulishtja më e re në godinën e Bashkisë do të jetë e hapur dhe e aksesueshme për qyetatarët, sidoqoftë, nëse ky projekt do të shtihej në të gjitha pallatet e Tiranës, sigurisht që do të ishte me përfitim për të gjithë banorët.

lulishtja


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143