Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Çfarë fshihet pas përplasjes mes Kokëdhimës dhe Ruçit

$
0
0

Koco Kokedhima

Edhe këtë të hënë, socialisti Koço Kokëdhima ka vazhduar të kërkojë llogari se përse deputetët socialistë e kanë dërguar mandatin e tij në Gjykatën Kushtetuese, ndryshe nga sa vepruan me kolegun Rakip Suli.

Duket se përplasjen më të fortë për momentin, Kokëdhima po e shënon me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.

Kokëdhima ka kundërshtuar përgjigjen e kreut të grupit se çështjet e Gjykatës kushtetuese kalojnë automatikisht për votim në Kuvend.

Ai i ka lexuar Ruçit procedurën, duke ngritur pretendimin se rasti i tij nuk është ai për të cilën mori përgjigje.

Më herët deputeti i Vlorës e vijoi në distancë përplasjen tashmë të hapur me Ruçin, duke mbrojtur iniciativën e ndërmarrë për organizimin e partisë në jug të Shqipërisë, sipas modelit Kokëdhima.

“Ajo reformë që kemi zhvilluar në parti është përkrahur gjerësisht nga partia dhe qytetarët e rajonit”, deklaroi Kokëdhima.

Por përse kjo përplasje me Ruçin.

“Guri i provës se kush qe më i fortë u bë ideja e Kokëdhimës për shtyrjen e kongresit, që fillimisht ishte thënë se do të bëhej në janar.

Kokëdhima, që siç dihet ngadhënjeu më pas, mori këtë përgjigje nga Ruçi: “Vjen këtu para gjithë këtyre burrave dhe grave të nderuara dhe na thua se e kam bërë natën ditë, por koha nuk na del për të organizuar partinë dhe për ta mbledhur kongresin në janar, siç ka vendosur në unanimitet Asambleja Kombëtare. Kush je ti që del mbi vendimet e asamblesë?! Këtë që kërkon të bësh ti, nuk e ka bërë asnjë kryetar partie në Partinë Socialiste dhe asnjë deputet… Por nuk është vetëm kjo, më e rëndësishmja është marrëdhënia që ti ke vendosur në rajonin tënd. Ti vendos vetë, emëron vetë, përcakton vetë. Po fundja do të vijë kjo situatë, sepse ty të kanë bojkotuar të gjithë deputetët. Se ti deputetët nuk i bën pjesë të grupeve të punës”, i ka thënë ai.

Pikërisht që prej kësaj kohe burojnë kontradiktat që janë shpërfaqur sot, ato për organizimin e partisë në kongres, dhe akuzat e Kokëdhimës se Ruçi po e shet tek gjykatësit kushtetues,” shkruan Lapsi.al.

“Pas gjithë këtyre fakteve, pyetja që ngrihet është: Pse kaq mllef ndaj Kokëdhimës?

Dhe përgjigjet për këtë janë disa. Disa e godasin si megalloman që nuk pyet askënd në një organizatë të përbashkët kolegjiale. Disa thjeshtë se e kanë me Ramën dhe duke mos guxuar, i sulmojnë mëkëmbësin. Disa të tjerë thjeshtë nga zilia, sepse i duket se oktapodi që po ngren Koço, mund ti lërë bosh xhepat e tyre. Dhe në fund disa sepse tek liria e Kokëdhimës për të folur mbarë e prapë, madje edhe në kundërshtim me vijën politike, shohin tredhjen që partia i ka bërë personalitetit të tyre.

Por, shumica e urrejnë Kokëdhimën si një socialist atipik. Sepse deri më tani profili i rilindasve të Ramës është ose ai njeriut që ka shumëçka në dorë dhe përfiton prej pushtetit, por kjo e bën të jetë diskret dhe kokëulur, ose ai që ka shumë pak në dorë dhe prandaj bën agresivin dhe arrogantin”, vijon Lapsi.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143