Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Tahiri-Veliaj, e fshehta e një përplasje

$
0
0

Veliaj TahiriSipas burimeve që nuk duan të konfirmohen, kongresi i PS nuk ka kaluar pa probleme.

Nuk bëhet fjalë për iniciativën e Blushit, e cila tashmë i përket së shkuarës, por të luanëve të rinj që bëhen gati për dhjetëvjeçarin e ardhshëm që të kenë vendin e dytë në PS, pas Ramës.

Eshtë fjala për një përplasje Tahiri-Veliaj, dhe konkretisht për emrat e të zgjedhurve në asamble.

Veliaj ka akuzuar Tahirin për manipulim të votës, duke favorizuar përkrahësit e tij dhe penalizuar ata të Veliaj.

Parë me syrin e ftohtë, numërimi i votës në një kohë rekord siç ndodhi, nuk ka lidhje me rregullsinë, por tregon luftën e brendshme për pushtet në rradhët e këtij grupimi.

Nëse do të bënim një vëzhgim të shpejtë palëve të konfliktuara, Sajmir Tahiri, është njeri i Edi Ramës i cili fatin e tij e ka lidhur me atë të shefit.

Drejtor i kabinetit të Ramës në bashki kur ende ishte fëmijë, ai ka qenë gjithmonë hija e tij. Me kalimin e viteve, mori atribute shtesë, deri në atë të kryetarit të PS për Tiranën.

Pa karizëm, natyrë abrazive që e ofron më shumë me Xherxhinskin sesa një udhëheqës modern, nuk i mungon ambicja dhe aftësia organizative.

Ndryshe nga Veliaj, që kur konkuroi me siglën e G99 pësoi fjasko në 2009-ën, Tahiri ka arritur gjithmonë rezultate pozitive qoftë në zonën e tij, qoftë në Tiranë. Nëse nuk është tërheqës për publikun, Tahiri e kompenson me aftësitë organizative.

Dhe në një grupim si ai i PS-së dikur, këto vlejnë më shumë sesa imazhi. Ndaj nuk do të jetë çudi që ti ketë bërë gropën njerëzve të Veliaj.

Pas përkrahjes (në mos nxitjes) që ju bëri protestave të banorëve të kombinatit për mbifatuirimet e ujësjellësit të Tiranës që varet formalisht nga Veliaj; pas nxjerrjes së firmës mbi gjobën që Veliaj i kishte vënë PD-së si fallsifikim; ja ku vjen shuplaka e tretë për ish shefin e Mjaft-it.

Tahiri e di se në një përplasje të afërt, vlejnë votat dhe jo performanca televizive, ndërsa shefit të tyre, gjithmonë i ka interesuar rezultati, pavarësisht mjeteve dhe prurësit.

Ndërkohë Erion Veliaj, e ka kuptuar se ai vetë e ka të vështirë të ketë aftësitë organizative partiake të kundërshtarit. Ndaj po përpiqet të kapë pikat kyçe të qeverisjes.

Një emërim i fundit që kaloi pa publicitet, ishte ai i Milva Ikonomit si Ministre e Ekonomisë. Dhe ky ishte pikërisht një investim i Erion Veliaj. Ikonomi, ka qenë nënkryetare e G99 dhe kandidate për deputete e këtij grupimi në zgjedhjet e 2009-ës.

Po ashtu shumë zëvendësministra janë njerëz të ish “Mjaft”-it. Edhe bashkia është një resurs i mirë i tij për të pozicionuar njerëzit dhe krijuar resurse financiare.

Por deri më sot ka hasur në rezistencën e Tahirit i cili pavarësisht se nuk ju varet kamerave në teleobjektiv, është lojtar katenaçioje pas kuintave në betejën për pushtet.

Duhet theksuar se asnjëri prej tyre nuk është konkurent apo golpisti në potencë kundër Ramës.

Thjesht ata po pregatitin terrenin që të përfitojnë sa më shumë nga pushteti, dhe në rast të një vakumi të papritur, të marrin frenat.

Ndërsa Rama vetë po zbavitet duke i parë. Janë pjesë e kënaqësive që të jep pushteti, derisa të dy ata dhe të tjerë pretendentë, janë në kërkim të favoreve të tij por jo të karriges./dritare.net


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143