Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Berisha uron Pashkët dhe kujton Imzot Rrok Mirditën

$
0
0

sali-berisha-papa (1)Ish-kryeministri Sali Berisha, ka uruar të gjithë besimtarët Katolikë për Pashkët. Në mesazhin e tij në Facebook, Berisha uron që Pashkët e tjera ti gjejnë shqiptarët më mirë.

Ai nuk ka lënë pa kujtuar edhe Imzot Rrok Mirditën, që u nda nga jeta pak kohë më parë.

“Sot besimtaret katolikë në Shqipëri dhe mbarë botën kremtojnë Pashkën, ditën e Ringjalljes se Krishtit Mbret! Por për çdo njeri, për të gjithë besimtaret e Zotit, Pashka frymëzon shpresë, mirëkuptim, harmoni midis njerëzve dhe besim të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij.

Sot është një ditë që të gjithë njerëzit e lirë përulen me nderim të veçante para klerikëve katolik dhe të të gjitha besimeve në Shqipëri, që u martirizuan si Krishti për besimin e tyre tek Zoti e shërbimi ndaj Atij dhe vlerave hyjnore.

Një nderim dhe mirënjohje të thellë le të shprehim ne ndaj mikut tonë imzot Rrok Mirditës, që nuk e kemi sot midis nesh dhe të gjithë barinjve të tjerë të kishës, që shkrinë jetën e tyre për ringjalljen e saj! Le t’i lutemi në Zotit që të bekojë shqiptarët! Pashkën tjetër më mirë ta kremtojmë! Gëzuar!!!”,- shkruan Sali Berisha në Facebook.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143