Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Spahiu “shpërthen” ndaj Kokëdhimës: Vendi s’ndryshon, peng i frroços

$
0
0

ImagesKreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka shpallur sot gjatë një takimi në Akademinë e Arteve, platformën politike të Aleancës Kuq e Zi për zgjedhjet e viti të ardhshëm.

Nën moton “Shqipëria s’po ndryshon”, Spahiu tha se vendi ynë nuk ndryshoi as nga grushti, as nga dy gishtat dhe as nga gishti i “frroços”, duke ju referuar kështu deputetit socialist, Kokëdhima, i cili para disa kohësh u fotografua duke treguar gishtin e mesit në Parlament.

Kryetari i AK-së, Spahiu, e ka hapur takimin me urimin për besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve dhe ka zgjedhur për të recituar disa vargje të poetit kombëtar dhe klerikut At Gjergj Fishta, në të cilat jep mesazhin e një kombi pa ndasi.

“Shqipëria nuk po ndryshon tha ai, as me grushtin e komunistëve, as me ato dy gishtat, as me tre gishtat e atyre që rebeluan dhe dogjën Shqipërinë po as me gishtin e ‘frroços’, – vërejti ai – Ndaj ne nxorëm simbolin e shqiponjës dykrenare”.

Para 1000 aktivistëve të Tiranës, Spahiu dha 10 ndryshimet e AK me PS dhe PD.

AK: Ne, Shqipëri të bashkuar – ata të coptuar.

AK: Ne, mandate të kufizuara – ata poste të përjetshme.

AK: Ne, kthim pronash – ata pushtim territoresh.

AK: Ne, ulje taksash – ata ulje qepenash.

AK: Ne, zgjedhje të lira – ata 50 euro vota

Aleanca Kuqezi: Ne duam punësim – ata emigrim.

AK: Ne, shtet të drejtë – ata parti-shtet.

 

 

 

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143