Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Po e mbaruam reformën, përse do të zihemi pastaj?

$
0
0

reformaNga Mentor Kikia

Vetëm një ditë, ose më saktë gjysmë dite, u morën vesh opozita dhe mazhoranca dhe mbyllën dhjetë pika të reformës në drejtësi.

Me këto ritme e kishin përfunduar këtë javë dhe të enjten edhe mund ta votonin.

Po pastaj me se do të merreshin?

Kështuqë i thirrën mendjes dhe ja, u kacafytën prapë.

U zunë për parkun dhe tani reforma në djall…

Ka qenë një skeç në kohën e komunizmit: Një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve i binte një guri me vare, sa e çukiste në fakt.

E qëllonte kështu, 3-4 herë, e ulej të ndizte një duhan.

Por një burrë që priste për makinë në rrugë, mendoi ta ndihmonte dhe mori varrenë e ra gurit, duke e bërë copë-copë.

-Ç’pate- i tha punëtori, pse e theve.

-Po a nuk doje ta thyeje?

– Po ç’të duhet ty mor vëlla, unë do shtyja javën me atë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143