Ish-kryetarja e FRESSH-it, Joleza Koka, është shmangur tashmë nga drejtimi i forumit eurosocialist, por joshja që i shkakton mediave është e parezistueshme. Mateo e Rudi janë dy djemtë e “MAD TV” që e ftuan për temën: “Mediat informojnë, disinformojnë apo provokojnë”.
Gjatë bisedës ajo tregoi një ndodhi në Pogradec, kur dy vajza të vogla e kishin krahasuar me Nard Ndokën.
“Ishim në një fshat të Pogradecit para pak ditësh dhe po shikonim për një hapësirë sesi mund të krijonim një çerdhe për fëmijët dhe ndërkohë ishin duke kaluar dy vajza të vogla dhe po qeshnin ‘hahahaha’, duke thënë, ‘u ja kjo Nard Ndoka’, dhe ashtu me ato çantat mbi kurriz u larguan.
Tani unë jam ngritur vullnetarisht nga Tirana dhe kam shkuar në drejtim të Pogradecit me qëllimin, sesi mund të ndihmojmë komunitetin dhe Nard Ndoka qenkam unë. Tani unë nuk e kuptoj, unë nuk kam pse të ndihem keq”.
Si si të thanë, Nard Koka?
Po, por..
Pyetje: Mirë se ti nuk do të sulmohesh por Babastars pse i sulmove?
E kisha me Getoarin unë
Po ai pjesë e Babastars është, madje thote…Që gjenerata po merr kot dreqi e mori.
Po kalon nga tema në temë dhe ajo është një temë tjetër shumë e rëndësishme.