Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Protesta tek Liqeni, nis “lufta e padive” PD-polici

$
0
0

padiaMes Partisë Demokratike dhe Policisë së Tiranës ka nisur një betejë kallëzimesh penale në adresë të njëra-tjetrës, në lidhje me protestën e së hënës në Parkun e Liqenit, ku u verifikuan akte dhune.

Paraditen e së martës ka qenë partia më e madhe e opozitës që ka bërë padinë e saj ndaj bluve të kryeqytetit në Prokurorinë e Tiranës.

Kanë qenë deputeti Arben Ristani dhe juristi Ivi Kaso që kanë bërë dorëzimin dhe kanë deklaruar se kallëzimi është bërë për drejtorin e policisë për dhunën e ushtruar në protestë.

Pak më vonë, Policia e Tiranës ka reaguar me një masë analoge, por në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka paditur 8 deputetë të Partisë Demokratike.

Drejtoria e kryeqytetit ka bërë me dije se padia lidhet me dhunën e ushtruar nga deputetët demokratë në protestë, mes të cilëve është edhe Gent Strazimiri, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

“Veprimet e dhunshme të deputetëve provohen me pamje filmike, raporte shërbimi dhe dëshmi”, kanë deklaruar burime policore.

Konkretisht, deputetët e paditur janë: Gent Strazimiri, Flamur Noka, Ridvan Bode, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Gerti Bogdani dhe Edi Paloka./TCH


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143