Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PD padit kreun e Policisë së Tiranës dhe asaj Bashkiake

$
0
0

Protesta tek ParkuPartia Demokratike dorëzon në Prokurori kallëzimin penal për drejtorin e Policisë Bashkiake dhe drejtorin e Policisë së Tiranës.

Kallëzimi penal sipas burimeve nga PD ka të bëjë me dhunën e ushtruar në protestën e djeshme.

Paditë janë dorëzuar në prokurori nga deputetët Arben Ristani dhe Ivi Kaso.

Gjatë protestës së djeshme tek Parku i Liqenit kundër ndërtimit të këndit të lojrave, projekt i Bashkisë së Tiranës pati përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve të udhëhequr nga deputetët e PD-së.

Ndërkaq, policia e Tiranës në njoftimin zyrtar dje mbi protesten e PD tek parku zyrtarizoi arrestimin e 13 personave mes të cilëve dhe kryetari i PD-së, dega nr. 5 në Tiranë, Ndriçim Babasi.

Sipas policisë, veç mbështetësve dhe 9 deputete të Partisë Demokratike u përfshinë në veprime të dhunshme.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri pritet të përballet me një procedim administrativ, por jo ndjekje penale në lidhje me armën e përfituar për shkak të detyrës.

Burime policore thanë se procedimi do nisë pasi Strazimiri nuk iu përgjigj në kohë thirrjes për të dorëzuar armën brenda datës 25 mars.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143