Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Arrihet marrëveshja për reformën në drejtësi

$
0
0

fatmir xhafaMazhoranca dhe opozita kanë finalizuar me sukses negociatat për reformën në drejtësi, duke i mundësuar përfaqësim të barabartë PD-së në komision, por pa i dhënë të drejtën e vetos.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, njoftoi të hënën se është arritur marrëveshje me opozitën për reformën në drejtësi.

“Do të ngrihet një komision që do të përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Shpresoj se roli i opozitës në këtë proces do të jetë konstruktiv. Uroj që ky të jetë një ndryshim i vendimit të Kuvendit jo si akt formal, por t’i shërbejë vendit”, tha Xhafa.

Ai shtoi se reforma në drejtësi “është një proces që ka të bëjë me fatet e demokracisë”.

Ndërkohë, deputeti demokrat Eduart Halimi tha: “Reforma është shumë e rëndësishme. Do të falenderoja partnerët ndërkombëtarë dhe kryetarin e komisionit që u tregua fleksibël në arritjen e kësaj marrëveshjeje”.

Deklaratat e Xhafës dhe Halimit u bënë pas një takimi që patën me ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Mes PD-PS dhe faktorit ndërkombëtar kanë vijuar intensivisht negociatat për gjetjen e formulës së përbërjes së Komisionit të drejtësisë, për të finalizuar realizimin e reformës me konsensusin e të dyja palëve politike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143