Tashmë holli protokollar i Kryeministrisë është hapur edhe për publikun.
Aty është ngritur një qendër arti dhe bibliotekë.
Mes gjërave që mund të shohin vizitorët aty ka edhe video-projektime të ish- udhëheqësve komunistë e deri tek arkiva personale e librave e Ardian Klosit.
Vetë kryeministri Edi Rama ka postuar një foto-reportazh se si ka ndryshuar kati i parë i kryeministrisë.
“Nga një botë në tjetrën në katin e parë të godinës së kryeministrisë,” shkruan Rama.