Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama: Ja si do ta transformojnë francezët Sazanin

$
0
0

Edi Rama ka promovuar sot në Facebook-un e tij transformimin që do të pësojë ishulli i Sazanit, duke e kthyer atë nga një bazë ushtarake në një destinacion të dorës së parë për turizmin.

Rama bëri të ditur se shndërrimin e ishullit do ta bëjë një agjenci e famshme franceze.

“Shumë vizitorë në ditë kanë filluar të prekin tashmë nga afër Ishullin e Sazanit, një perlë e jona turistike deri më sot e pashfrytëzuar, por me potencial të jashtëzakonshëm për turizmin detar, të aventurës, historisë e peshkimit. Ndërkohë në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë e famshme franceze të konservimit të territorit po hidhen hapat e parë për zbatimin e projektit që do ta transfomojë Sazanin në një atraksion turistik të klasit të parë duke vënë theksin tek ruajtja e vlerave natyrore dhe historike të ishullit”, – shkruante kryeministri, edhe pse aktualisht ndodhet me pushime.

sazani


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143