Pasi u kap “mat” në shoqërinë e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, vazhdon saga e pushimeve të Ramës me një tjetër personazh, po mashkull.
Ai është humoristi i njohur Gazmend Paja.
Duke patur parasysh detyrën prindërore për t’i qëndruar pranë Zahos së vogël si dhe faktit që pavarësisht luftës së kryeministrit për barazi gjinore në politikë, kjo e fundit prap vazhdon të jetë e zotëruar nga meshkujt, Ramës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kalojë pushime të karakterizuara kryesisht nga takimet brenda gjinisë së tij.
Pritet që edhe për takimin me Pajën të dalë dhe të reagojë nesër PD-ja, si personazh i inkriminuar për interpretimin e tij të të burgosurit Melami Berati.