Pas deklaratës së Sali Berishës në Kuvend, që shqiptarët të armatosen, aktorja Ema Andrea ishte ndër të parat që reagoi.
Por ndërsa portalet e morën të gjitha reagimin e saj, djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, e quajti atë kryenxitësen e tifozëve, duke ironizuar me një video të disa vajzave, që kërkonin lirimin e Emiljano Shullazit.
“Paralelisht me nr e viktimave rritet dhe nr i fanseve te Shullazit. Vajzat anonime qe kerkonin lirimin e heroit te Rilindjes tashme kane nje cheerleader. Drejtimin e klubit e ka marre ne dore nje ikone nderkombetare e antifashizmit dhe artit,” shkroi Shkëlzen Berisha në FB.
Nuk mungoi shumë dhe erdhi reagimi nga aktorja.
“Per ata qe duan te behen te famshem duke perdorur emrin tim!! Zotni, mos fyej fjalen e lire dhe mos u perpiq te perdoresh emrin tim as per pislleqet politike e as per per delire!! Une kam thene dhe do ta them ate qe mendoj e jam perpjekur te mos fyej babain e askujt!! Nuk i perkas asnje lloj tifozerie e as partie (edhe pse eshte e njejta gje per juve)! Kam jetuar dhune ne kete vend aq sa te jem kunder cdo thirrjeje per dhune e arme, pavaresisht se kush i ben!! Nga parlamenti dhe politikberesit e cdo ngjyre pres kujdes dhe zgjidhje problemesh! Nuk eshte çeshtje familjare!! Nese do ish e tille, nuk do te flisja!! Une kam respekt per pjesëtaret e familjes suaj, te cilet i njoh jashte politikes!! Qetesohu të lutem, permbahu se nuk ta shava babin!! Lutem mos guxosh, vetem se ta lejon statusi i birit, te me japesh perkatesi qe nuk i kam!! Jemi ne demokraci ku secili shpreh mendimin e vet, pa fyer e pa nxjerre perfundime paraqende’!! Nuk jam as me PS e as me PD!! Jam me kunderdhunen!! Dhe nje info qe ta perdoresh tamam: kam jetuar ne Shqiperi qe prej 71, ne token dhe hallet shqiptare… ketu nga jetoj une realiteti eshte shume me ndryshe se nga dritarja e makines apo avionit!! Uroj paqe Zotni per ty e per familjen e cdo shqiptari!! Te fala nga shtepia!!” shkruan ajo në FB.