Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PD do bojkotojë Kuvendin sa kohë nuk është Berisha aty?

$
0
0

Berisha1Paraditen e së hënës u mblodh grupi parlamentar i Partisë Demokratike, që diskutoi vendimin për përjashtimin me 10 ditë të Berishës, për thirrjen e tij ndaj popullit për t’u armatosur.

“Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen për të mbrojtur veten dhe sigurinë e tyre. Nëse ju kërcënoni me banda opozitën, qytetarët janë të gatshëm t’ju kundërshtojnë me armë e të mos gjeni vrimë ku të futeni. Armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët. Me këtë organizatë kriminale në pushtet nuk ka siguri, rend dhe qetësi”, ka thënë Berisha.

Sipas Top Channel, grupi i PD-së shqyrtoi mundësinë e bojkotit 10-ditor, aq sa është masa e përjashtimit të Berishës. Gjithashtu po shqyrton mundësinë e bllokimit të seancës parlamentare të së enjtes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143