Politikës ia ka pasur qejfi ndonjëherë të ‘lundrojë’ në të tilla ujëra të rrezikshme.
Por online, aty ku nuk ka shumë kufizime, të tilla mendime i gjen hapur.
E kemi fjalën për përpjekjen për ndarjet krahinore.
Kështu, pak pasi Edi Rama postoi një foto të ditës nga panairi i punës, komenti kryesor dhe më i pëlqyer tek foto e tij vjen nga Xhemal Çobani.
“Labëria nxori burra në komunizëm dhe në demokraci, që mendojnë për kombin shqiptar, si Edi Rama që bashkoi trojet shqiptare,” shkruan ai.
Dikush i kthen një përgjigje: “Çfarë lidhje ka Edi me Labërinë?? Ju malokët si nga jugu dhe nga veriu keni 100 vjet që e vidhni, shkatërroni dhe e përdhunoni këtë vend. Si nuk u ngopët”.
Vlerësimet për Edi Ramën vijojnë, teksa njëri i thotë se “kemi lakmi të kemi një kryeministër si ti në Kosovë”.
Por një komentues duket se ka një qasje interesante.
“Duhet të falenderosh fotografen e mrekullueshme që ke, sepse po u tregon liderëve tanë se duhet t’i kushtojnë rëndësi fotografisë, se këtu te ne fotografi është edhe shofer”, shkruan Korab Basha.