“Humbja e zgjedhjeve lokale nga PD çeli diskutime mbi përgjegjësitë, mënyrën se si zhvilloi fushatën dhe mbi atë se çfarë duhet të jetë opozita. Për fat të keq këto diskutime u fokusuan më së shumti tek detaje të sipërfashme që kanë të bëjnë me njerëzit që ka afruar kryetari Lulzim Basha, mbi njerëzit që e këshillojnë apo njerëzit që kanë ndikim tek ai, cilët ishin koordinatorët e fushatës, a ka një largim nga Sali Berisha apo qejfmbetje si kjo. Në fakt kjo tregon se debati është ose ishte apolitik dhe se ka të bëjë me lakmitë dhe luftërat vulgare personale. Arsyet pse opozita i ka humbur zgjedhjet janë të shumta. Tek këto arsye ka elementë organizativë, politikë, demografikë, ka ndërthurje mes tyre etj. Një parti nuk është thjesht një entitet që kërkon vota dhe mbledh vota”.
Kështu shkruan Fitim Zekthi në një shkrim të publikuar nga Mapo, i cili në këto ditë të nxehta vere ka ngjallur shumë diskutime online.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë të shkrimit.
http://www.mapo.al/2015/08/cfare-opozite-mund-te-ndertoje-lulzim-basha