Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Berisha thumbon Ramën: Hera e parë që një burrë do të kalojë pleqërinë me një burrë

$
0
0

edi-kocoDuke folur për investimet në kohën e qeverisjes së tij, ish-kryeministri Berisha përmendi gjithashtu edhe Vlorën.

Referuar deklaratës së para disa kohëve të Ramës, që do të kalonte pleqërinë me Koço Kokëdhimën në fshatin Vuno, Berisha tha se, ai ia kishte krijuar kushtet infrastrukturore.

Por ironizoi kur tha se “ishte hera e parë që dëgjonte se një burrë donte të kalonte pleqërinë me një burrë”.

Ja çfarë i tha Sali Berisha, Kryeministrit Edi Rama:

“Të kam krijuar gjithë kushtet të pleqërosh me Koçon, hera e parë që dëgjoj një burrë të thotë do pleqëroj me një burrë tjetër. Por në respekt të ligjeve të ktij vendi të shpallura nga unë, i qëndroj besnik dhe i respektoj”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha.

Sidoqoftë, unë do të respektoj ligjin që kam miratuar vetë theksoi Berisha, duke iu referuar ligjit për martesat mes homoseksualëve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143