Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Prania e ambasadorëve, PD e PS shtyjnë mbledhjet e grupeve

$
0
0

1462453522ambasPas kërkesës së ambsadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe PD-së, të dyja partitë kanë vendosur të shtyjnë mbledhjet.

Fillimisht u njoftua që Lu e Vlahutin do të ishin në mbledhjen e PD-së nesër në orën 15:00, por deputetët më pas u njoftuan se mbledhja do të shtyhet.

Po kështu pati njoftim edhe te deputetët e PS-së për pjesëmarrjen e dy ambasadorëve të angazhuar në miratimin e reformës në drejtësi.

Simbolika e këtij akti të ambasadorëve është shenjë e hapur presioni ndaj dy partive të mëdha për të lënë lojërat politike dhe të votojnë sa më parë reformën në drejtësi.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143