Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Berisha: Rama po u bën presion anëtarëve të Kushtetueses për të shpëtuar Kokëdhimën

$
0
0

berishaIsh-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama po u bën presion anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar Koço Kokëdhimin.

Kushtetuesja pritet të vendosë për mandatin e deputetit socialist.

“Burime prane Edi Rames bejne me dije se e tere kryeministria, me ne krye Edvin Kokedhimen eshte perqendruar me te gjitha mjetet e joshjet e shumta por edhe kercenimet me te egra direkte personale te Edvin Rames ndaj gjykatesve te Gjykates Kushtetuese per te shpetuar mandatin e hajdutit te shtetit, sivlla Kokedhimes.

Gjykatesve ju eshte bere lista e te gjithe njerezve te punesuar nga kushurire Koleka dhe therriten nje nga nje nga boset e tyre duke u thene “vendimin ose vendin e punes”. Sekretari i Pergjithshem i mafies qeveritare, Agaçi, po rremon ne dosje pronesie dhe dosje te tjera dhe vrapon per te korruptuar gjyqtare.

Situata ne Gjykaten Kushtetuese nuk ka qene kurre e tille. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim stalinist te Edvin Kristaq Rames ndaj gjykatesve te Gjykates Kushtetuese kerkoj ndalimin e menjehershem te ketij presioni kriminal mbi gjykaten qe eshte dhe garante e kushtetutes se vendit,” shkruan Berisha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143