Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ditën e sotme 4 ambasadorë të rinj.
Kështu, presidenti Nishani ka dekretuar emërimin e Gjergj Teneqexhiu, ambasador në Japoni, rezident.
Presidenti ka dekretuar gjithashtu edhe emërimin e Qirjako Qirkos, ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident, si dhe në Republikën e Irlandës, jorezident.
Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Venera Domi, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezidente.
Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Besiana Kadare, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezidente, si dhe në Republikën e Kubës, jorezidente.