Çdo herë që Partia Socialiste mblidhet në selinë e saj, nuk mungojnë radhët e gjatë, të veteranëve, nostalgjikëve, apo prindërve, që pozicionohen në hyrje të partisë, me shpresën e madhe se do të takojnë kryetarin Edi Rama, që të zgjidhin ndonjë hall për veten apo fëmijët e tyre.
Por duket se tashmë i kanë humbur të gjitha shpresat.
Në fakt, Rama i ka përbuzur dhe ironizuar shumë herë të rinjtë që duan të punojnë vetëm në shtet, apo që dërgojnë prindërit që t’iu ndreqin ndonjë punë.
Edhe sot, kryeministri u tregua i zoti në manovra dhe nxitoi për në makinën e tij duke i shmangur militantët socialistë.
Këtyre të fundit i mbeti vetëm që të takonin Shokun Gramoz Ruçi.
Me siguri ky i fundit do të flasë me kryetarin dhe do t’ua zgjidhë të ghitha hallet brenda zgjedhjeve të ardhshme…