Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Busti i Hillary Clinton në Sarandën e “Eskobarit”

$
0
0

clintonKëshilli Bashkiak i Sarandës miratoi sot vendosjen e një busti të ish Sekeretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në Bulevardin qëndror të qytetit.

Vendimi u mor pas propozimit të kryetares së Bashkisë së Sarandës Floriana Koka, në nderim të mbështetjes së saj për shqiptarët.

Busti është vepër e skulptorit Idriz Balani.

Këshilltarët bashkiakë të qytetit në skajin më jugor shqiptar vlerësuan kontributin e zonjës Hillari Klinton për çështjen shqiptare dhe miratuan njëzëri propozimin.

Në Shqipëri dhe Kosovë janë vendosur vitet e fundit buste të figurave të njohura amerikane.

Krahas bustit të Presidentit Willson në Tiranë dhe bustit të Presidentit Bill Klinton në Prishtinë, nje busti’ i Presidentit Xhorxh Bush është ngritur në Fushë Krujë në nderim të vizitës së tij në këtë qytezë të vogël.

Ndërkohë në Fier është vendosur një bust i diplomatit Ricard Hollbruk, shkruan Zëri i Amerikës.

Në këtë mënyrë, Saranda, nga ky vepronte i pashqetësuar deri pak kohë më parë Klemend Balili i LSI-së, kryetrafikanti i Ballkanit, tregon se i adhuron vlerat demokratike që përfaqësojnë SHBA-të.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143