Ish-drejtori i Arkivës në Ministrin e Brendshme, Kastriot Dervishi në një status të tij në Facebook, tregon se ka qenë nën përgjim që nga viti i kaluar.
Dervishin ironizon me debatin e fundin për pajisjen përgjueseve në Policinë e Shtetit, duke thënë se e ka marrë malli për përgjuesit që prej dy javësh nuk i dëgjon më në celularë atë jehonën e thellë të zërit apo përsëritja e fjalëve.
“Ka më shumë se dy javë që telefoni im nuk përgjohet. Nuk dëgjohet më te bashkëbiseduesit e mi jehona e thellë e zërit apo përsëritja kumbuese e fjalëve. Ndoshta janë lodhur përgjuesit, por ndërprerja e përgjimit, ndodhi pikërisht tani që po bëhet zhurmë rreth përgjimeve”, shkruan Dervishi.
Ai e ka bezdi celularin dhe tregon se numrat që ka përdorur nuk i ka marrë me emrin e tij por me emrat e zakonshëm.
Ai është tallur me përgjuesit me orë të tëra duke i mbajtur telefonin hapur e duke i vënë muzika, filma apo mesazhe provokuese.
“I ndodhur në këto kushte, e vetmja gjë që duhet të bëja ishin dizinfomacioni dhe rritja artificiale e kohës së bisedave. Duke përfituar nga ofertat e kompanive telefonike, rreth 95% të gjithë kohës telefonike ia kam kushtuar talljes me përgjuesit. U kam shkruar mesazhe sikur po qëndroja me shefat e tyre, u kam vënë filma, muzikë, etj. Të vetmen gjë që kisha në dorë, t’u merrja kohën ua kam bërë. Sigurisht kam vazhduar punët e mia në kohën që celulari ka qëndruar i hapur. Kurrë në jetën time nuk jam tallur kaq shumë me përgjuesit e mi. Por ka dy javë që shenja e tyre nuk po duket. Mungon jehona karakteristike dhe zërit. Më ka marrë malli për përgjuesit e mi. Pse ndaluan pikërisht këto ditë?” ka shkruar ish-drejtori i Arkivës.