Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Puçi” parlamentar ndaj Ramës dhe qëndrimi i LSI për reformën

$
0
0

Dule-BlushiPartnerët evropianë dhe amerikanë kanë paralajmëruar se në javët e ardhshme reforma e drejtësisë do t’i paraqitet për votim Parlamentit.

Knut Flenkentsain tha se në tre javët e ardhshme do të shihet se kush është vërtet kundër reformës në Shqipëri.

Ndërkohë, sa më shumë afron dita e së vërtetës dhe aq më shumë rritet tensioni për të krijuar “çështje”, që duken se kanë për qëllim të spostojnë vëmendjen dhe të krijojnë tensione gjithnjë e më të mëdha, në mënyrë që të gjendet arsyeja e diçkaje më “madhore” se reforma për t’u marrë, dhe reforma e drejtësisë të zvarritet, të kalojë në plan të dytë, duke parë se edhe Parlamenti i mbyll punimet në fund të qershorit dhe duhet pritur deri në shtator për sesionin e ri.

Të tilla duken dalja pikërisht në këtë moment e video-skandalit seksual të një kryebashkiakut dhe e një pajisjeje përgjimi.

Që të dyja të rënda (nëse vërtetohen edhe akuzat për të dytë)n, por kurrësesi më të rëndësishme se refroma në drejtësi.

Por si ka reaguar qeveria ndaj tyre? Në rastin e parë, kryebashkiaku u shkarkua menjëherë nga detyra. Rastin e dytë e ka mohuar që pajisja të kryejë përgjime, ndërkohë që prokuroria po heton, kurse italianët që e kanë sjellë kanë dhënë garanci se bëhet fjalë për një pajisje mësimore që s’mund të kryejë përgjime.

Por duket, se skenarit për të destabilizuar situatën, për herë të parë i është bashkuar edhe Ben Blushi.

Sot ai lëshoi akuza të rënda ndaj një kryebashkiaku socialist që e ka ofenduar me sms.

Zanafilla e zënkës ka qenë ironia e Blushit se Elvis Rroshi nuk mbaka mend se përse është ndaluar në Gjermani nga policia në të kaluarën.

Por duhet patur parasysh, se kjo situatë u krijua, falë edhe vullnetit të qeverisë, që miratoi propozimin e opozitës për ligjin e “dekriminalizimit”.

Është hyrja në fuqi e këtij ligji, që e ka vënë në siklet Rroshin dhe që ka bërë deklaratën në fjalë, gjë e cila pas verifikimeve, pa dyshim mund të sjellë deri në shkarkimin e Rroshit, nëse ai rezulton i arrestuar.

Pra qeveria është në përputhje me kërkesat e ndërkombëtarëve por edhe të opozitës për ta dekriminalizuar sistemin dhe për të bërë reformën në drejtësi.

Kështu që krijimi i një tjetër “çështjeje”, kësaj here nga Ben Blushi, duket se hedh ujë në mullirn e atyre individëve, që Flenkestain tha se nuk e duan reformën në drejtësi.

Në “ndihmë” të Blushit erdhën menjëherë Vangjel Dule, Sali Berisha, Jozefina Topalli, por edhe kryeparlamentari Ilir Meta, duke e bërë edhe më të qartë tablonë e forcave pro dhe kundër reformës, përmes kësaj garnityre të radhës në përpjekje për të shtyrë gjithçka.

LSI një ditë më parë e përafroi qëndrimin e saj me PD lidhur me pajisjen e përfolur të përgjimit, duke iu bashkuar kështu “çështjes” së radhës që ka për qëllim të frenojë reformën. “Pajisja e përgjimit e Policisë së Shtetit ekziston dhe kjo është pranuar publikisht, por nga ana teknike nuk jemi të qartë se si ajo fuksionon. Pse duhet të shqetësohemi pse përgjohemi? Dhe e dyta a duhet përgjohemi lligjërisht? Nga përgjimet dhe transparenca nuk ka arsye pse të ketë frikë asnjë individ, duke filluar nga Presidenti i Republikës deri tek qytetari në skajin më të largët të Shqipërisë. Pajisja është pranuar që ekziston por nga ana teknike nuk jemi të qartë lidhur me funksionin. Për mua si deputet pak e rëndësishme është ekziston apo jo, e rëndësishme është që përgjimi të jetë korrekt, të mos përgjohet në mënyrë selektive, gjithmonë flas për njerëz që janë të paautorizuar nuk flas për ata që marrin autorizimet e duhura nga gjykata. Kjo i takon Prokurorisë për ta vërtetuar, nëse kjo ka ndodhur kushdoqoftë duhet të mbajë përgjegjësi sepse është një shkelje e të drejtave themelore të njeriut”, u shpreh deputeti i LSI Gjovalin Kadeli./S.K

meta-rama1


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143