“U SHUA MARCO PANNELLA – Rebeli radikal që gjithë jetën luftoi për të drejtat civile dhe me gandizmin e tij origjinal ndikoi në fitore kyçe të shoqërisë italiane #RESPEKT”.
Ka qenë ky postimi që i ka dedikuar kryeministri Edi Rama politikanit italian që ka ndërruar jetë sot.
Pannella shquhej për qëndrimin e tij pro legalizimit të marijuanës dhe për faktin se e tymoste lirisht këtë substancë narkotike në publik.
Gjithashtu më poshtë mund të shihet një video ku ai i dhuron një prezantueseje televizive hashash në vitin 1995.
Vitet e fundit Pannella kishte themeluar një lëvizje politike pro-abortit.