Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ja lëvizja Rama-Meta në prag të zgjedhjeve në Dibër

$
0
0

Rama-MetaQeveria emëroi në mbledhjen e fundit prefektin e Dibrës, Halit Palamani. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Donika Hysenaj, e cila ishte e komanduar në këtë detyrë.

Palamani është përfaqësues i PS.

Zëvendësimi i prefektëve vjen pikërisht pas skandalit seksual të ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës dhe përgatitjes së forcave politike për fushatën elektorale të zgjedhjeve që do të bëhen së shpejti në këtë rreth.

Largimi i zonjës Donika Hysenaj mund të jetë për shkak se kjo e fundit do të jetë një kandidaturë e mundshme e mazhorancës për këtë bashki.

Hysenaj është përfaqësuese e Partisë Socialiste.

Në këtë mënyrë aleanca Rama-Meta tregon se vazhdon të mbetete solide dhe t’i qëndrojë marrëveshjeve politike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143