Sot Edi Rama ka qenë i pranishëm në në çeljen e dyerve të qendrës që kryeministri e quan “ultramoderne” të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike.
Rama shkruan në Facebook se bëhej fjalë për “Një projekt i teknologjisë së fundit, i realizuar nga dhjetori 2014 në prill 2016, me standardet më të larta dhe i çertifikuar nga autoritetet europiane, që siguroi integrimin e Shqipërisë në sistemin europian të transmetimit të energjisë”.
Një rezultat shembullor i reformës historike në sektorin e energjisë dhe një hap i madh në rrugën e modernizimit të këtij sektori, që vetëm 32 muaj më parë ishte në prag të kolapsit të plotë. Mjafton të shihni se në çfarë derexheje ishte kjo qendër për të kuptuar përmasën e kapërcimit epokal që është realizuar me këtë investim. Krenarë për sa shumë kemi bërë por jo të kënaqur, sepse shumë mbetet për t’u bërë”, e mbyllte komentin e tij keteu i qeverisë.