Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte sot i pranishëm në Konventën e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim.
LSI edhe një herë e vë theksin te të rinjtë, si motori i saj shtytës elektoral, si një forcë politike në rritje të pandalshme progresive nga zgjedhjet në zgjedhje.
Ky është një fakt i pamohueshëm po t’iu referohesh shifrave të arritura në zgjedhjet e dekadës së fundit nga kjo parti.
LSI ka situatën komode e të qenit një “King Maker” (pra përcakton se kush do të jetë “Mbreti”) dhe një gjë e tillë ka bërë që ajo të gëzojë vetëm privilegjet dhe të mirat e qeverisjes, ndërkohë që përgjegjësitë grryese politike bien kryesisht mbi “Mbretërit”.
Që LSI synon të bëhet forcë e parë politike kjo është mëse legjitime.
Pyetja është a do të arrijë LSI ta parakalojë Partinë Demokratine në vota si forca e dytë në zgjedhjet e 2017-s që janë në prag?
Në rast se do të respektohet progresioni i saj parlamentar, përgjigja është: po!.
Në fakt, nga 2009-a në 2013-n LSI e trefishoi numrinm e deputëtevë të saj në Parlament, nga 5 në rreth 15.
Një trëfishim i mëtejshëm, do ta bënte automatikisht forcën e dytë me 45 deputetë.
Sigurisht, që të arrijë në këtë shifër, diçka të qenësishme do t’i heqë edhe PS-së.
Pozitat e favorshsme të LSI e bëjnë atë të pandalshme dhe të pacënushme në këtë rrugë.
LSI do të ndalet vetëm kur të qeverisë realisht dhe të marrë edhe kostot e pushtetit.
Një tjetër faktor estrogjen që mund ta ndalë LSI është vetë reforma në drejtësi.
Por kjo e fundit nuk është miratuar ende…/Mapo