Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Parashikimi i Ngjelës: Ja hapi i radhës i Berishës kundër SHBA-ve

$
0
0

ngjela1Nga Spartak Ngjela

Kemi hyrë në një kohë kur:

Që sot e më tej, derisa të fillojë votimi i Reformës në Parlament, do dëgjoni arsyetimin fëmijënor të Saliut;

Kërcënimet e Bashës për ata që do të votojne pro Reformës;

Dhe, në fund, fjalimet antiamerikane të tre apo katër kukullave të Saliut.

Sot Saliu na tha që Rama i është imponuar Amerikës dhe Bashkimit Europian. Por nuk na tha si. Për të qeshur e për të qarë.

Po ka më reklamë për Ramën? Atëherë shqiptarët po i drejtoka sot si kryeminister një autoritet i madh botëror. Hajde Sali, hajde!

Por…do vijojnë infantilizmat e inatit patologjik të Saliut.

Po Rama?

A e ka marrë në Dorë Amerika këtë çështje? E zgjidh ajo. Ç’hyn Rama këtu?

Kështu tha edhe Churchill kur Amerika hyri në Luftën e Dytë Boterore: “Tani që në këtë Luftë hyri Amerika – tha ai atëherë – e zgjidh ajo çështjen e fitores”.

E pra, a e ka formuluar ekspertiza amerikane Reformën dhe politika amerikane e do të implementuar ligjërisht në Shqiperi? Normal. Votat në Parlamentin Shqiptar i ka Amerika. Pse tre apo katër antiamerikanë do ta rrëzojnë draftin amerikan në Parlamentin shqiptar?

Po kulmi i komedisë do arrijë kur Berisha me të tijtë t’i “shpallë luftë” Amerikës.

Përfundimisht, asgjë. Do dëgjoni qarramanësi fëmijësh, dhe votim tërësor në Parlament. Koha është e drejtësisë shqiptare. Pa drejtësi objektive nuk ka Bashkim Europian për Shqipërinë. Pse, shqiptarët do të vendosin të qëndrojnë të varfër dhe pa drejtësi shoqërore, sepse iu duhet të shpëtojnë gjëne e vjedhur të berishajve e kompani?

Asgjë nuk mund të bëjë pushteti Berisha sot në Shqipëri. Forca është e popullit që e urren atë dhe adhuron Amerikën. Ky ekuacion është zgjidhur përfundimisht. Shko i kërrusur dhe voto, Sali! Kjo është e vetmja rrugë, leri pezullimet gjyqësore dhe “zbulimet” agjenturore, nuk mundet dot Shtëpia e Bardhë në politikë sot askund në botë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143