Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Video: Momenti kur Çako ikën me Range Rover dhe gjyqtari që e dënoi

$
0
0

cakoDrejtori i pezulluar i Policisë së Shtetit ishte para kamerave në një aktivitet publik kur mësoi lajmin se është pezulluar nga detyra me kërkesë të prokurorisë dhe me vendim gjykate.

Ai po merrte pjesë në panairin e policisë në Sheshin Nënë Tereza kur i bie telefoni dhe e njoftojnë se tashmë në media po jepet lajmi për shkarkimin e tij.

Pak metra më larg ishin deputetët e PS, të komisionit të sigurisë, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia dhe Piro Lutaj. Pasi shkëmben pak fjalë me ta, Çakon shkon te makina e tij. Shihni me poshte videon e filmuar nga News 24.

Ndërkohë, sipas gazetës Tema “gjyqtar i kësaj çështjeje është as më pak dhe as më shumë, por gjyqtari Arjan Aliaj, një njohje e vjetër me këto ngjarjet politike, që si gjithnjë i bie ‘shorti’ për të qënë ai që do të japë gjykimin për këto çështje shumë të rëndësishme. Me një shikim të shkurtër në motorin kërkues të Google për ata që nuk kanë kujtesë, mund të shihet se bëhet fjalë për rastin e dënimit të 30 protestuesve të opozitës pjesëmarrës në protestën e 21 janarit të vitit 2011, nga 116 personat e ndaluar, nën akuzën e dhunës ndaj institucioneve dhe akuza të tjera të rënda të armëmbatjes pa leje dhe përdorimit të sendeve të forta ndaj policisë. Eshtë pikërisht gjyqtari Arjan Aliaj njeriu që i gjet i gatshëm për të dënuar me burg protestuesit paqësorë, ndërkohë që ekzekutorët e Gardës së Republikës u morën në mbrojtje nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe qëndruan të lirë për shumë e shumë kohë. Por nuk është vetëm ky rasti i vetëm i gjyqtarit Arjan Aliaj që “goglat” e shortojnë për të gjykuar ngjarje të tjera politike. Rasti tjetër është ai i marsit të vitit 2013, vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013, kur u dënua Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm aktual Saimir Tahiri. Akuza asokohe ishte se kishte bërë trafikk ilaçesh me çanta shpine. Një akuzë që nuk u vertetua asnjëherë dhe që mori përmasat e një gjykimi politik, për arësyen e vetme, se i biri i Bashkim Tahirit ishte një ndër eksponentët kryesorë të opozitës së asaj kohe të majtë”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143