Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama: Basha hedh hi, nuk pranojmë drejtësi të kontrolluar nga politika

$
0
0

rama11Në një konferencë për shtyp të lajmëruar dhe më parë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë përpara mediave dhe publikut për të folur për Reformën në Drejtësi.

Fillimisht Rama ka falënderuar dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, për angazhimin e tyre që në fillim dhe për mbështetjen e jashtëzakoshme në këtë proces, të cilin ai e ka cilësuar historik.

Rama shprehu keqardhje për deklaratat e bëra një ditë më parë nga kreu i opozitës Basha, duke i konsideruar një përpjekje për të hedhur hi mbi deklaratat e tij. Sipas Ramës, vendet e rezervuara nuk janë pranuar nga mazhoranca dhe nuk do të pranohen.

“Jam i keqardhur që kreu i PD bëri një përpjekje të kotë, për të hedhur hi syve të opinionit publik. Ai tha dje që unë kanë pranuar vendet e rezervuara, duke shtrembëruar deklaratën e time. Nuk i pranojmë vendet e rezervuara, por kemi pranuar të punojmë për një zgjidhje substanciale, në të mirën e përgjithshme.”

Konsensus po, u shpreh Kryeministri, por pa shkelur parimin e panegociueshëm të transparencës dhe të radiografimit të çdo individi, që do të vazhdojë të punojnë në Reformën në Drejtësi.

Sa i përket mesazhi të Bashkimit Europian, Rama tha se ai ishte i qartë, pa reformë nuk ka negociata.

“Mesazhi i Bashkimit Europian ishte i qartë, pa këtë reformë nuk ka mundësi për integrim. BE nuk e pranon me notë kaluese një reformë ku radiografimin e çdo prokurori e gjykatësi e bëjnë partitë politike. As Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë si zgjidhje. Çdo lloj kompromisi, siç pretendon opozita, do ta kthente këtë organ të sistemit të drejtësisë në zorrën e partive në sistem”, theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët për arrestimin e Kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, Kryeministri tha se nuk kishte asnjë koment, megjithatë ai tha theksoi se kjo çështje duhet të zbardhet me përgjegjësi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143