Edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë thellësisht të korruptuar dhe të paaaftë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kritikoi indirekt akuzat publike të kryeministrit Edi Rama dhe kolegut të tij të ministrisë së brendshm Saimir Tahiri ndaj gjyqësorit.
Ai nuk pranoi të komentoi për rastin konkret, por shtoi se në sallën e gjyqit gjykohet me prova dhe jo me llafe apo thashetheme.
Sa i përket arrestimit të kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ministri Manjani nuk preferoi të komentoj atë, duke shprehur mbështeje për prokurorin dhe gjykatën.
Manjani pësëriti thirrjen që kushdo që ka qenë njëherë në burg duhet të largohet vullnetarisht nga administrate publike.
Këto komente, ministri Manjani i bëri gjatë dhe pas tryezës së organizuar për “Vonesat në shqyrtimin gjyqësor dhe ne dorëzimin e vendimeve ne Gjykatat Administrative”. Sipas këtij studimi, rezulton se qytetarët presin mbi 300 ditë deri në përfundimin të një gjykimi pranë gjykatës administrative, edhe pse ligji e parashikon përfundimin e këtij procesi brenda 30 ditëve.