Teksa kreu i opozitës Basha po fliste për arsyet përse PD heziton të votojë draftin e reformës në drejtësi, duke i bërë thirrje Ramës të reflektonte, ka reaguar kryeministri përmes një postimi në Twitter.
Me urimin për suksese Kombëtares, Rama i thotë Bashës që ftesën për qetësi dhe reflektim t’ia bëjë SHBA-aë dhe BE-së.
“Lulezim rrofsh per ftesen per reflektim e qetesi po beja Shteteve te Bashkuara/Bashkimit Europian jo mua. Dhe shume suksese Kombetares sot”,- shkruan Rama.
Opozita i kërkon mazhorancës pranimin e rekomandimit 88 të Venecias për vendet e rezervuara në institucionet e drejtësisë.